Nxitja e edukimit për të adresuar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm

 

PEACE - (“Nxitja e edukimit për të adresuar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm”) është titulli i një projekti që synon të nxisë kundërshtinë e rinisë ndaj ekstremizmit të dhunshëm, përmes promovimit të edukimit dhe qasjes së  "Shkolla si qendër komunitare". Ky projekt do të zbatohet nga Shoqata Internacionale pë Solidaritetin(SHIS) në njësinë administrative nr.6 Kombinat, Tiranë gjatë periudhës Shkurt-Nëntor 2018. Objektivi i përgjithshëm i projektit është “Të zhvillojmë kapacitetet dhe të nxisim pjesëmarrjen e aktorëve lokalë në veprime të koordinuara për të parandaluar radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm”.

Për të arritur këtë objektiv, janë planifikuar aktivitete të ndryshme si:

-  Tryeza të rrumbullakëta me aktorët kryesorë nga institucionet publike lokale, shkollat,CSOs dhe udhëheqësit fetarë, në zonës së Kombinatit.

- Trajnime dhe takime mentorimi për stafin pedagogjik dhe menaxherial të shkollës së mesme "Myslym Keta".

-  Hapja e një faqeje facebook-u të dedikuar për projektin me emrin PEACE

- Aktivitetet edukative dhe artistike me nxënësit e shkollës të mesme si, krijimi i një pjese teatrale, ekspozimi fotografik dhe krijimi i videove të shkurtra në mënyrë që të përhapin mesazhe pozitive dhe ti paraqesim ato në faqen e Facebook-ut të projektit.

- Realizimi i një konferencë përfundimtare për të prezantuar rezultatet e projektit dhe rekomandimet përkatëse.

Ky projekt është zhvilluar në kuadrin e skemës së nën financimit të projektit "Forcimi i Shoqërisë Civile për të ndërtuar Resilitetin e Rinisë për të luftuar Ekstremizmin e Dhunshëm" financuar nga BE dhe zbatuar nga Fondacioni Terre des hommes në Shqipëri në partneritet me ISD, CCG dhe Beder University

PROJEKTE

More from this topic

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Ermira Azermadhi

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Eni Rika

    Menaxher finance
  • Roberta Profka

    Drejtore Programi
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative

Donatoret