Main

Little Prince centre

  

Qendra ditore  Princi i vogel eshte nje nga tre veprat kryesore te eShoqates Internacionale per Solidaritete (SHIS). Qendra ka filluar aktivitetet e saj qe prej vitit 2005 dhe ndodhet ne periferine e Tiranes (zonen e Kombinatit).

Qellimi i saj kryesor eshte te ndihmoje zhvillimin konjitiv, fizik, psikologjik dhe social te femijeve ne nevoje, qe kane veshtiresi shkollore dhe probleme social-ekonomike ne familje. Kjo ndihme jepet nepermjet implementimit te aktiviteteve te mbeshtetjes shkollore dhe krijuese, bashke me mbeshtetjen e aktoreve te ndryshem si publik ashtu edhe privat.

Zona e Kombinatit eshte nje nga zonat me problematike te Tiranes, me nje popullsi prej 60,700 banore dhe me nje numer prej 17,000 familje. Popullata eshte heterogjene dhe pjesa me e madhe e tyre jane imigrante te ardhur vitet e fundit nga veriu dhe jugu i Shqiperise. Problemet kryesore te zones jane te tipit ekonomike, sociale, edukative, shendetesore dhe ato te lidhura me infrastrukturen.

Ne fillimet e saj qendra ditore frekuentohej nga 20 femije, ndersa sot ajo frekuentohet nga 64 femije te moshave 6 deri ne 14 vjec nga e hena deri te enjten. Femijet referohen kryesisht nga mesuesit e shkollave publike dhe nga Sherbimet Shoqerore te zones se Kombinatit. Aktivitetet qe organizohen me femijet ne qender jane ne perputhje me programin shkollor, si: mbeshtetja shkollore, aktivitete krijues, konkurse, aktivitete sportive, suport mjekesor, ofrimi i nje vakti ushqimi, shetitje, kampe verore, aktivitete sensibilizuese. Ndersa e premtja eshte nje dite qe i dedikohet takimeve me prinder dhe planifikimeve te aktiviteteve nga stafi i qendres. Aktivitete te tjera qe organizohen ne qender jane: formimet me prinderit, vizita ne familje, formimet e brendshme javore te stafit te Princit te vogel, takimet me stafet pedagogjike te shkollave dhe takimet me asistentet sociale dhe aktoret e tjere te zones, si policia, qendrat shendetsore dhe me OJF te tjera analoge.

Metodologjia e nderhyrjes sone bazohet mbi 5 principe thelbesore qe jane:

Qendra ditore njihet nga Ministria e Punes dhe ben pjese ne rrjetin e qendrave ditore te koordinuara nga Bashkia e Tiranes. Aktivitetet e zhvilluara nga qendra ditore jane vleresuar dhe miratuar dhe nga Ministria e Arsimit, nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, nga Ministria e Shendetsise dhe nga Sherbimi Social Shteteror.

 

Objektivatkryesore te aktivitete te organizura nga qendra ditore per vitin shkollor 2009-2010 kane qene:

Permiresimi i pergatitjes shkollore te 64 femijeve qe frekuentojne aktivitetet ne qender

Dhenia e suportit ne integrimin e femijeve qe ndodhen ne situate te veshtire sociale nepermjet aktiviteteve socio-edukative

Rritja e pergjegjesise prinderore per te krijuar nje klime familjare te pershtatshme per mirerritjen e femijes

Aktivitetetqe jane realizuar per te arritur keto objektiva perfshijne:

Njeriu ne qender te vemendjes

Te nisesh nga pozitivja

Te punosh me...

Partneriteti

Zhvillimi ei shoqerise dhe susidaritetit

Mbeshtetjen shkollore

Stafi i qendres ka asistuar 64 femije te shkollave fillore publike eeLasgush Poradeciee, eeShyqyri Pezaee dhe eeMusine Kokalariee per te pergatitur edo dite detyrat duke punuar individualisht per te kaluar veshtiresite e te nxenit qe shfaq gjithsecili. Ne fillim te vitit per edo femije behet nje vleresim i pergatitjes se tij shkollore nga nje mesues i stafit te qendres sone. Bazuar tek rezultatet e ketij vleresimi pergatiten planet individuale te nderhyrjes.

Nga puna e zhvilluar kemi konstatuar qe te 64 femijet (35 meshkuj dhe 29 femra) jane permiresuar ne te shkruar, ne veprimet matematikore, literature dhe ne lendet e tjera ku kane pasur veshtiresi.

 

Te ushqyerit dhe shendeti

Duke u nisur nga fakti se te ushqyerit perben nje faktor shume te rendesishem per zhvillimin e pergjithshem te procesit te rritjes te femijeve, qendra ka ofruar edo dite nje vakt per te gjithe femijet qe kane frekuentuar aktivitetet, duke favorizuar nje zhvillim me te shendetshem fizik e mendor. Gjithashtu jane organizuar edhe vizita mjekesore per te gjithe femijet ku jane konstatuar disa probleme shendetsore, si difekte ne shikim, veshtiresi ne degjim, shqetesime gastrointestinale dhe parazite. Per kete motiv u blene syze dhe medikamente te ndryshme te rekomanduar nga mjeket specialiste perkates.

Puna e koordinuar me shkollat

Stafi i qendres ka realizuar sistematikisht nje takim mujor me mesuesit e femijeve qe frekuentojne qendren ditore Princi i vogel . Gjate ketyre takimeve eshte diskutuar mbi edo rast per te verifikuar ne menyre te integruar ecurine shkollore. Gjithashtu kemi marre pjese ne mbledhjet per prinder qe organizon shkolla, duke favorizuar dhe forcuar raportin midis shkolles, qendres ditore dhe familjes. E gjitha kjo ka krijuar nje raport besimi dhe pergjegjshmeri mes paleve, duke favorizuar ndryshimet pozitive te rezultateve te femijeve. Gjithashtu jane organizuar edhe konkurse sportive dhe aktivitete sensibilizuese mes tre shkollave fillore publike dhe qendres ditore, duke lehtesuar integrimin e femijeve ne veshtiresi te qendres ditore me bashkmoshataret e tyre.

Aktivitet rikrijuese

Pervee aktiviteteve te mbeshtetjes shkollore, nje pjese e rendesishme e edo dite ne qender jane edhe aktivitetet rikrijuese. Stafi i qendres ne fillim te edo muaji pergatit nje plan te detajuar te aktiviteteve me nje tematike specifike. Duke u bazuar tek tematika mujore organizohen me pas aktivitetet rikrijuese si vizatimi, punet manuale, animacioni, leximi, video forum, lojera ne grup, konkurse artistike dhe aktivitete sportive. Pervee aktiviteteve te perditshme, ne dite te veeanta jane organizuar festa te ndryshme, shetitje dhe kampe verore. Gjate ketij viti objektivat e ketyre aktiviteteve kane qene qe femijet: te mesohen me rregulla, te njohin historine e popullit shqiptar, rendesia e komunikimit ne familje, rendesia e te lexuarit, te kujdesemi per ambientin dhe natyren, rendesia e miqesise, etj... Duke zhvilluar keto tema femijet kane krijuar nje raport te mire mes tyre dhe kane mesuar shume si te perballen me jeten ne menyren e duhur. Nepermjet kesaj nderhyrjeje te 64 femijet kane mundur te shprehen, te permiresojne njohjet e tyre dhe kapacitetet e shoqerizimit. Keto aktivitete kane influencuar dukshem edhe ne rezultatet e tyre shkollore.

 

Puna me familjet

Kjo nderhyrje eshte realizuar ne tre menyara te ndryshme:

Vizita shtepie per te njohur realitetet familjare dhe per te krijuar nje raport besimi dhe bashkepunimi. Kjo ka sjelle realizimin e nderhyrjeve specifike.

Takime me prinder ne qender per te diskutuar mbi ecurine e femijeve dhe per te forcuar raportin me ta.

Takime informuese me prinderit te organizuara nga stafi i qendres dhe nga specialiste te sektorit shendetesor dhe social, duke pasur si objektiv jo vetem transmetimin e informacionit dhe njohjeve, por edhe shpresen e madhe qe ne keto takime prinderit te mund te kuptojne rendesine e vezhgimit dhe te kohes se kaluar bashke me femijet e tyre. Tematikat qe jane trajtuar me prinderit gjate ketij viti shkollor kane qene: higjiena, te ushqyerit, rendesia e komunikimit, e lojes dhe pergjegjesia e te qenurit prind. Familjet kane marre me shume information dhe ne te njejten kohe kane permiresuar me shume raportin me femijet e tyre. Gjithashtu prinderit jane stimuluar te ndjekin progresin e femijeve te tyre dhe kane krijuar edhe nje grup vullnetaresh qe gatuan here pas here per femijet ne qender.

Personeli

Ne Qendren Ditore Princi i Vogel  vepron nje personel i specializuar ne fushen e ndihmes sociale i perbere nga:

Nje Drejtore, e cila ka per detyre koordinimin e te gjithe faktoreve qe ndikojne ne mbarevajtjen e punes.

Nje mesuese e ciklit te ulet, e cila mbulon fushen e mbeshtetjes shkollore, hartimin e planeve edukative si edhe koordinimin me mesuesit e shkollave per te rritur bashkepunimin per mbarevajtjen e procesit edukativ te femijeve.

Nje animator social, i cili mbulon pjesen e aktiviteteve mbeshtetese dhe kulturore te organizuara ne qender.

Nje punonjese sociale, e cila mbulon pjesen sociale te prinderve dhe komunitetit te zones.

Vullnetare te cilet referohen nga Shkolla Don Bosko, nga Fakulteti i Shkencave Sociale, si edhe nga MPCSSHB.

Pervee kesaj, shume specialiste te jashtem si mjek, psikolog dhe formatore rekrutohen sa here qe eshte e nevojshme ndihma e tyre.

Edhe pse SHIS ka blere nje banese ne nje lagje te Kombinatit, deri tani nuk eshte mundur te perdoret sepse ka nevoje per restaurimin e duhur. Per kete na eshte dashur te vazhdojme zhvillimin e aktiviteteve te siperpermendura brenda ambientit ku ndodhemi. Parashikojme qe punimet te mund te nisin brenda 31 dhjetorit te ketij viti dhe koha e duhur per te ndertuar kete veper do te jete rreth 6 muaj.

Perfituesit e drejperdrejte te ketij projekti kane qene nxenesit e tre shkollave fillore publike te Kombinatit: eeLasgush Poradeciee, eeShyqyri Pezaee dhe eeMusine Kokalariee (qe kane respektivisht 1588, 1245, 1239 nxenes) prej nga vijne te gjithe femijet qe frekuentojne qendren tone dhe 120 prinder.

Numri total i perfituesve te kesaj nderhyrje kane qene rreth 5000 persona, nder ta femije, prinder e familjare te tyre dhe anetare te komunitetit.

Mbeshtetja. Ky projekt eshte themeluar i bazuar mbi dy elemente kye:

Situata reale e veshtire ne te cilen ndodhen femijet ne nevoje qe frekuentojne qendren ditore;

Konsiderata qe nuk mund te kemi sukses nese perfituesit mbeten totalisht te varur nga mbeshtetja e jashtme.

Patjeter kjo nuk do te thote qe ne nje kohe te shkurter projekti dhe qendra te kene zgjidhur te gjithe problemet e personave, por mbeshtetja ka qene nje parim baze mbi te cilin jane strukturuar aktivitetet specifike. Institucionet publike kane vleresuar shume pozitivisht nderhyrjet e bera me Princin e vogel. Ato kane mbeshtetur vullnetarisht qendren ditore dhe SHIS-in ne prezantimin e projekteve tek donatore te ndryshem. Kjo eshte bere ne menyre qe te mbeshtesin aktivitetet socio-edukative te siperpermendura duke u perpjekur te rrisin rrezen e veprimit, si per shembull edukimi ambjental (qe eshte financuar nga Bashkia spanjolle e Mostoles). Jane bere edhe vizita te shumta informative per donatore potenciale, si per shembull delegacioni Fondacioni Rotary, Fondacioni i Real Madridit, Reiffeisen bank Albania dhe perfaqesues te firmave te medha te shperndarjes.

Te gjitha aktivitetet e qendres ditore jane ndermarre gjithnje brenda kuadrit legjislativ, te standardeve normative duke formalizuar institucionet shkollore dhe qendren ditore.

Per te zhvilluar aktivitetet e pershkryara me siper gjate vitit shkollor 2009-2010 dhe per te arritur rezultatet e pershkruara eshte impenjuar nje fond prej 45.600 euro. Per vitin akademik 2010 e 2011 eshte parashikuar nje shpenzim analog.

Prespektivat, viti shkollor 2010 - 2011

Objektivat tona jane:

Te rrisim kompetencat edukative te 64 femijeve;

Ne perfundim te restaurimit te qendres, te rrisim numrin e femijeve ne 100;

Te realizojme aktivitete te reja me femijet mbi edukimin ambiental dhe mbi rendesine e miqesise;

Te forcojme perfshirjen e prinderve ne qendren ditore nepermjet organizimit te grupeve te punes ne mbeshtetje me aktivitetet dhe takime te reja mbeshtetjeje psiko-pedagogjike;

Te ndryshojme organizimin e aktiviteteve me familjet, ne menyre qe te kene mundesi nga njera ane te zhvillojne aktivitete se bashku me femijet e tyre dhe nga ana tjeter te mund te vezhgojne nga afer sjelljet e femijeve te tyre se si keta sillen dhe krijojne mardhenie me te tjeret;

Te forcojme rrjetin social te komunitetit te Kombinatit ne menyre qe dalengadale qendra te marre formen e nje qendre multidisiplinare ku jo vetem femijet, por edhe persona te tjere te mund te perfitojne disa sherbime informimi dhe sociale.

Per te arritur keto objektiva kemi planifikuar te organizojme

Aktivitete te mbeshtetjes shkollore

Konkurse te ndryshme me shkollat publike

Aktivitete rikrijuese

Kamp veror

Videoforum

Shetitje ne parkun botanik dhe ne fakultetin e Agrikultures

Sensibilizim ambiental duke punuar me materiale te ricikluara

Takime pune me aktoret sociale te zones se Kombinatit

Te krijojme grupe femijesh per te pastruar lagjen

Takime formimi te brendshem te stafit te qendres mbi ePrinci i vogele

Laboratore didaktike

Takime informative dhe formues me prinderit

Latest News

Main Content 1 Fushata sensibilizuese “Dhuro 100 Pikë për Solidaritet!”

Në prag të festës të madhe të Vitit të Ri, në datën 28 Dhjetor, stafi i SHIS në bashkëpunim me rrjetin e supermarketeve CONAD dhe të ndihmuar nga miq vullnetarë, organizoi nismën me titull “BLI TEK CONAD, DHE HYR NË SKUADRËN E BABAGJYSHIT!”

Të gjithë vullnetarët, e shpërndarë në katër pika të shitjes së CONAD në Tiranë, iu prezantuan klientëve nismën për dhurimin e pikëve për solidaritet. Klientët u ftuan të dhuronin pikët e kartës së tyre në ndihmë të fëmijëve të Qendrës Ditore “Princi i vogël”, në Kombinat. Cdo dhurim nga ana e klientëve është një mundësi për një vakt ushqimor të shëndetshëm për rreth 100 fëmijë në nevojë.

Në prag të fëstave të fundvitit, CONAD bëri dhuratën më të madhe duke dyfishuar pikët e dhuruara nga klientët. Nga ky aktivitet u bë i mundur sigurimi i ushqimeve për 3 muaj për 110 fëmijët që frekunetojnë qendrën ditore.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë personat që u përfshinë në këtë nismë, klientët që na mbështetën, punonjësit e supermarketeve dhe pafundësisht faleminderit CONAD!

Një gjest dashamirësie nga ju zgjon buzëqeshjen e shumë fëmijëve. 


More...
Main Content 1 Festat e Fundvitit të “Princi i vogël” me Conad Albania

Ne datat 18 dhe 23 dhjetor, në qendrën ditore “Princi i vogël” u organizuan shfaqe festive me rastin e festave të fundvitit, sipas grupmoshave të fëmijëve. Te gjithë fëmijët, duke u nisur nga talenti i tyre, performuan në role të ndryshme: shfaqje teatrale, këngë, vallëzim, recitime dhe kërcime grupi përpara prindërve dhe të ftuarve të tjerë, bashkëpuntorë dhe dashmirës. Ata na dhuruan një emocion të vecantë me buzëqeshjen dhe talentin e tyre duke realizuar një shfaqe të mrekullueshme. Falë ndihmës dhe bashkëpunimit me rrjetin e supermarketeve Conad, këto festa u bënë edhe më të gëzuara. Falënderojmë përzemërsisht nga zemra rrjetin e supermarketeve CONAD për mbështetjen dhe bashkëpunimin. FALEMINDERIT PËRZEMËRSISHT CONAD!!  


More...
Main Content 1 AVVISO DI RICERCA PERSONALE

 CENTRO DÌ FORMAZIONE “KARDINAL MIKEL KOLIQI’, OPERA DELL'ASSOCIAZIONE INTERNACIONALE PER LA SOLIDARIETA ALL'INTERNO DEL PROGETTO:MAE9201/AVSI/ALB


ANNUNCIA:

Il Centro di Formazione Qendra “Kardinal Mikel Koliqi”, e` un istituzione creato nel 1998 e offre i suoi servizi socio-educativi e queli professionali in collaborazione con il Centro di Aggiornamento e Didatica DIESSE Milano-Italia. E` una delle Agenzie di Formazione accreditate presso il Ministero dell’Istruzione e dello Sport e il Centro Nazionale delle Licenze. Durante il 2009-2012 ha realizzato 76 corsi di formazione formando circa 1800 figure educative. La sua missione e di offrire servizi di formazione di qualità con il coinvolgimento di esperti nazionali e internazionali per la crescita del capitale umano in Albania.

Ruolo: Responsabile per il Marketing & Coordinatore delle attività formative

Responsabilità:
• Responsabile della promozione e del marketing delle attività del Centro di Formazione;
• Responsabile dell’organizzazione delle attività formative secondo le procedure e la metodologia del Centro di Formazione.

Compiti:
• Elaborazione di un piano di marketing per promuovere le attività formative del Centro Formazione “Kardinal Mikel Koliqi’’.
• Ricerca clienti, condizioni di mercato, i dati dei concorrenti ed elaborare un database.
• Promuovere tutte l’attivata formativa nei vari canali di comunicazione.
• Vendita dei servizi formativi offerti dal Centro di Formazione;
• Mantenere i rapporti con i terzi;
• Coordina e organizza le attività formative secondo le procedure e la metodologia del Centro.
• Partecipazione nei momenti comuni di lavoro con altre ONG su delega del diretto responsabile.
• Realizzazione di un report mensile di attività.
• Altri compiti collegati al raggiungimento degli obiettivi del progetto, su richiesta specifica del diretto responsabile.

Requisiti:
Diploma Universitaria.
Almeno 2 (due) anni di esperienza in marketing, si considera un vantaggio l’esperienza in marketing sull’ambito formativo - educativo.
Ottime capacita di comunicazione/relazioni con i terzi.
Ottime capacità organizzative.
Ottima conoscenza dell’albanese e della lingua italiana. Si considera un vantaggio, la buona conoscenza dell’inglese.

Condizioni:
Il tipo di contratto: Full-time.
Data d’inizio: 15 Aprile 2014
Tre mesi di prova con la possibilità di prolungamento.

Come applicare:
I candidati interessati devono presentare il curriculum vitae aggiornato e la lettera d’interesse nella lingua italiana, entro il 28 marzo ’14:
E-mail: kontabiliteti@shisalbania.org
Rr. Vaçe Zela, nr 19 Tirana, Albania
Tel/Fax:+355 4 2263209

Tel. : +355 4 2263209


More...
Main Content 1 Konventa e te Drejtave te Femijeve

Shoqeria Civile dhe Institucionet Publike sebashku ne nje tavoline te perbashket per te drejtat e femijeve.

Shoqata SHIS ne bashkepunim me Bashkine e Shkodres (me Njesine per te Drejtat e Femijeve), me Qarkun e Shkodres (me Njesine e Mbrojtjes per Femijet), World Vision, Dora e Pajtimit, SOS - Fshatrat e Femijeve, Qendra Aahrus, I Care dhe Radio Pulla, jane mbledhur ne nje tavoline te rrumbullaket per te diskutuar mbi permiresimin e sherbimeve te ofruara per femijet. Gjate ketij takimi doli ne pah rendesia e bashkepunimit ndermjet ketyre enteve per te percjelle me mire te drejtat e tyre. Nje moment i rendesishem ishin edhe deshmite e vet femijeve te pranishem te derguar nga keto organizata per te dhene edhe ata mendimet dhe eksperiencat e tyre ne lidhje me respektimin e te drejtave te tyre. Nderkohe ne hollin e Qarkut ishin te varura punimet e krijuara e pikturuara nga nxenesit e projektit te MAE Nord qe percillnin nje te drejte femijesh. Kjo dite e ngjeshur me diskutime, takime dhe demostrime te punes sone u mbyll me pjesemarrjen e Enkeleda Pllumbaj, koordinatores tone lokale te SHIS Shkoder, ne emisionin e drejtperdrejte “Trokitje” ne TV1 Channel (Shkodra TV1) te gazetares Arjana Qatipi nga Tirana, sebashku me tre femije nga World Vision e SOS. Gjate ketij emisioni u nenvizua edhe nje here puna e SHIS-it ne fushen edukative, nevoja dhe veshtiresite qe hasim ne realitetin tone ne lidhje me te drejtat e femijeve. 


More...
Main Content 1 Festojme se bashku festat e fundvitit

SHIS ne bashkepunim me Bashkine, e me shoqatat e tjera si World Vision, SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi, DEP (Dora e Pajtimit), Acli-Ipsia, I Care dhe Radio Pulla ka vendosur te festojne sebashku me femijet e qytetit te Shkodres. Festa u organizua ne parkun qendror te qytetit, ku te gjitha shoqatat kane ofruar aktivitete te ndryshme terheqese per femijet e gjith

ashtu edhe SHIS ka dhene nje kontribut te madh. Per aktivitetin e face-painting femi

jet e shkollave te mbeshtetura nga SHIS kane bashkepunuar me femijet e mbeshtetur nga DeP dhe SOS, per banse-t ka bashkepunuar me SOS, World Vision dhe I Care. Gjithashtu animatoret e SHIS dhe SOS kan

e ndihmuar femijet qe te pergatisnin 

kartolina per urimin e festave dhe per te ngjyrosur bocet e pishave dhe per t’jua dhuruar ato femijeve te tjere te pranishem. Ky ishte nje moment feste dhe bashkeveprimi jo vetem mes shoqatave, por edhe mes prinderve dhe v

et femijeve te projektit, qe kishin ardhur jo vetem nga qyteti por edhe nga fshatrat per tu bere pjese e festes tone.


More...